“Nëse i fitojmë zgjedhjet, e ekstradojmë Gruevskin”, lideri opozitar hungarez sfidon Orbanin

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati opozitar kristiano-konservator në Hungari, Marki-Zay Peter, në në fjalim të mbajtur më datë 23 tetor ka paralajmëruar, se nëse Viktor Orbani i humb zgjedhjet vitin që vjen, ai do ta ekstradojë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe biznesmenin jordanez, Zaid Naffa.

Ai tha se njësoj do të veprohet edhe me persona të tjerë që i fshihen drejtësisë jashtë vendeve e tyre të origjinës.

Zgjedhjet politike parlamentare në Hungari do të mbahen në tetor të vitit që vjen.

Marki-Zay Peter është favorit në këto zgjedhje pas një periudhe të gjatë të Orbanit në pushtet.

Të ngjashme