Ekonomia Online
FUNDIT

Nëse jetoni në këtë qytet, diellin nuk do ta shihni 65 ditë

Nëse jetoni në këtë qytet, diellin nuk do ta shihni 65 ditë

Nis nata polare në Utqiagvik. Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin. 4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në […]

Nis nata polare në Utqiagvik. Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin.

4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimrit arrijnë deri në -45 gradë Celcius.

Gjithsesi gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditën, dielli arrin të lëshojë një ndriçim të lehtë, por pa u ngritur në horizont në asnjë moment. Ndërkohë që fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perëndon për 2 muaj pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celcius.

Veriu i Alaskës ndodhet në Rrethin Arktik dhe nga ky fenomen preken disa qytete, si Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk.

Të ngjashme