Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli duke u transferuar në Premierligë.
Chelsea mund të kthehet papritmas në një Napoli të vogël dhe nuk është çudi që të shohim aty sezonin e ardhshëm dhe Elseid Hysajn.
Ndërkohë që mbrojtësi është i grumbulluar me kombëtaren kuqezi, Maurizio Sarri, tekniku që i dha besim duke e kthyer në një lojtar kyç te Empoli dhe më pas te Napoli, është me valixhet gati në pritje që Roman Abramovich dhe De Laurentiis të gjejnë akordin mbi klauzolën e tij prej 8 milionë eurosh, por e ardhmja e tij në Stamford Bridge duket punë e kryer.
Siç shkruajnë mediat italiane Sarri mund të marrë me vete te Chelsea disa nga lojtarët e tij më të besuar dhe njëri prej tyre është pikërisht mbrojtësi shkodran, Sarrit i pëlqejnë të vazhdojë të punojë me Hysajn që ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij me Napolin, dhe nëse Chelsea vendos të paguajë këtë shumë në arkat e De Laurentiis, atëherë Napoli nuk mund t’i kundërvihet transferimit,. Gjithsesi kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Hysajn, pasi ëndrra e madhe që shoqëron Maurizio Sarri-n te Chelsea quhet Gonzalo Higuain, transmeton “SS”.
Raporti mes tyre ka mbetur i shkëlqyer që nga kohët kur ishin të dy te Napoli dhe tekniku e vlerëson shumë argjentinasin që e konsideron një prej qendërsulmuesve më të mirë në botë.
Ndaj edhe Chelsea mund të trokasë në dyert e Juventusit që interesohet për Moratën duke ofrtuar edhe 60 milionë euro, një ofertë kjo që mund të tundonte bardhezinjtë për ti dhënë lamtumirën Higuain. bashkë me Hysajn dhe Higuain Sarri mund të kërkojë edhe dy lojtarë të tjerë, pikërisht Koulibaly që është i vështirë për tu arritur pasi për të Napoli kërkon 80-90 milionë euro, si dhe Zielinskin që ashtu si Hysaj ka një klauzolë largimi të përballueshme prej 65 milionë eurosh.