Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër disa lagje të Prishtinës dhe Graçanica mbesin pa ujë për shtatë orë

Nesër disa lagje të Prishtinës dhe Graçanica mbesin pa ujë për shtatë orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, disa pjesë të rajonit të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 19:00. Vendet që do të mbesin pa ujë për shtatë orë janë: Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, disa pjesë të rajonit të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në orën 19:00.

Vendet që do të mbesin pa ujë për shtatë orë janë: Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR NDËRPRERJEN E UJIT

Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë se nesër, më datë 19.10.2025 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, për shkak të sanimit të rrjedhjes në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë.

Sanimi do të bëhet në rrugën “Muharrem Fejza”, te rrethi i Matit.

Pa ujë do të mbeten zonat e mëposhtme:

Graçanica, Hajvalia, Çagllavica, Lagja Qendresa, Lagja 038, një pjesë e lagjes Bregu i Diellit dhe një pjesë e lagjes Mati.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Të ngjashme