Nesër ndizen dritat e Sahat Kullës në Prishtinë

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Nesër në orën 19:00 do të ndizen dritat e monumentit të trashëgimisë kulturore – Sahat Kullës.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme