Nesër protesta e opozitës në Tiranë, Kuvendi rrethohet me gardh hekuri

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Opozita do t’i rikthehet sërish protestave para Parlamentit të Shqipërisë, për largimin e Qeverisë Rama. Protesta është parashikuar të nisë nesër rreth orës 09:30 përpara Kuvendit.

Ndërkohë policia ka nisur të marrë masat për të forcuar gardhin rrethues të Kuvendit.

Ndryshe nga herën e kaluar është vendosur gardh hekuri dhe bazamentet janë forcuar me beton.

“Priten rreth 1500 forca policie të jenë të angazhuar”, informon Tv Ora.

Mësohet se gardhi është vendosur nga hyrja e parlamentit deri tek Kalaja e Tiranës

Protesta e 16 marsit pati tension dhe përplasje para parlamentit në një moment kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme