Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova ka dorëzuar kallëzim penal kundër Veljko Odalloviqit.

Ajo kërkon hetimin dhe ndjekjen e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirjen në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Kumnova lajmin e bëri të ditur përmes Facebookut. Ajo shprehu bindjen se Odalloviqi duhet të përgjigjet për krimet që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

E para e shoqatës “Thirrjet e nënave”, theksoi se ai duhet të përgjigjet për krimet e luftës e jo të kujdeset për zbardhjen e tyre.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Veljko Odalloviq, mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Odalloviq, aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur.

Sipas Nesrete Kumnovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Të ngjashme