Netanyahu anuloi vizitën e paraparë për sot në Emiratet e Bashkuara Arabe

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar vizitën e paraparë për sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, raportojnë mediat e huaja.

Nuk dihen ende shkaqet e anulimit të vizitës së tij të paralajmëruar kohë ma parë.

Netanyahu gjatë vizitës do të takohej me Mohammed bin Zayed, princin e kurorës së Abu Dhabi-t.

Vizita e Netanyahut në shtetin e Gjirit më parë ishte shtyrë për shkak të kufizimeve të vendosura në Izrael për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Në shtator të vitit 2020, Izraeli vendosi marrëdhënie me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, një veprim që u pasua nga Sudani dhe Maroku.

Të ngjashme