Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zbuluar se Irani ka tentuar që të vrarë një nga djemtë e tij.

“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. Irani u përpoq ta vriste atë, u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”, deklaroi kryeministri izraelit në një intervistë për Channel 14.

Në korrik, Komiteti Ministror për Çështjet e Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) miratoi dhënien e mbrojtjes personale të zgjeruar për gruan e Netanyahut, Sara, dhe djemtë e tyre, Yair dhe Avner.

Netanyahu nuk  tha nëse Yair apo Avner ishte shënjestra e atentatit të Iranit. /Panorama

Të ngjashme