Neymar e preferon Luis Enriquen si trajner te PSG

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 10:25 | Nga

Unai Emery pritet të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germain, ku edhe i përfundon kontrata.

Edhe nëse ai i fiton tre trofetë e mundshëm në Francë gjatë këtij sezoni, nuk ka shpëtim për të, shkaku i dështimit në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Real Madridi.

Klubi është vënë në kërkim të trajnerit tash e një kohë.

 

Në krye të listës për të marrë drejtimin e klubit është ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Është Neymar ai i cili i ka kërkuar klubit këtë gjë.

Në takimin e fundit me presidentin Al Khelaifi, braziliani që ka punuar për disa vite me Enriquen te Barcelona, e ka kërkuar si trajner te PSG.

Mediat franceze shkruajnë se kjo dëshirë e brazilianit mund të plotësohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme