55 gola me fanellën e Brazilit, Neymari ka barazuar legjendën, Romario dhe 26 vjeçari nuk kishte se si mos të shpreh gëzimin për këtë arritje, edhe pse insiston: “nuk dua të jem më i mirë se askush, dua të jem vetvetja”.
Neymari ka shënuar gol në fitoren e Brazilit prej 3-0 në miqësore ndaj Austrisë, duke shkuar në kuotën e 55 golave me fanellën e Seleçaos.
Ai ka barazuar legjendën Romario, duke ndarë së bashku vendin e tretë të golashënuesit më të mirë në histori të Brazilit.
“Për mua është nder, dhe jam shumë i lumtur që arrita Romarion. Të jem në mesin e golashënuesve më të mirë të Brazilit, është fantastike. Ai është idhulli im”, tha Neymar.
“Siç thash javën e kaluar, nuk dua të jem më i mirë se askush, dua të jem vetvetja”.
Neymar, vetëm 26 vjeçar, ka bërë 85 paraqitje me Brazilin dhe ka realizuar deri më tani 55 gola. Ylli i PSG-së tani kërkon t’i kalojë dyshen legjendare, Ronaldo dhe Pele, që kanë shënuar 62 gola, respektivisht 77 në histori të Brazilit.