Neymar nuk e ka ndërmend të transferohet te Real Madridi.
Ylli brazilian këtë verë ka qenë pjesë e shumë spekulimeve për një rikthim në La Liga, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon te skuadra e Real Madrid.
25 vjeçari që po qëndron në Barcelonë ku ka vizituar edhe ish bashkëlojtarët e tij, ka thënë për ‘MundoDeporitove’ se ka kontratë me PSG dhe se do të qëndrojë atje.
“Unë kam një kontratë me PSG dhe do të qëndroj atje”, është përgjigjur Neymar në pyetjen lidhur me transferimin e tij te Real Madrid.
Ai tutje ka shtuar se nuk do të dëshironte një përballje me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.