Neymar në Real Madrid? Flet Cristiano Ronaldo

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 09:36 | Nga

Cristiano Ronaldo i ka hedhur poshtë thashethemet se Neymari do t’i bashkohet Real Madridit, duke thënë se gjiganti i La Ligës është gjithmonë në qendër të spekulimeve rreth transferimit të lojtarëve.

Mediet botërore kanë raportuar vazhdimisht këtë vit se Neymar do të kalojë në Real Madrid nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit, përkundër faktit se iu bashkua gjigantit francez jo më herët se verën e kaluar për një shumë rekord botëror prej 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Por, raportohet se Madridi është i interesuar për një numër lojtarësh dhe kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi theksoi se verën e kaluar, skuadra e tij bëri vetëm disa blerje pas gjithë atyre spekulimeve.

“Vazhdimisht flitet se do të ketë blerje në Madrid”, tha Ronaldo për El Chiringuito de Jugones.

“Kam tetë vite këtu dhe ata gjithmonë flasim për 50 lojtarë që do të vijnë dhe në fund askush nuk vjen”, shtoi ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme