Rakitic do të dëshironte që Neymari të kthehet në “Camp Nou”.
Nuk është i lumtur në Francë dhe pas vetëm një viti qëndrimi te Paris Saint Germaini, Neymar mund të ndërrojë skuadër, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.
Përveç Real Madridit, që po insiston për 26 vjeçarin, mediat katalunase kanë raportuar se Neymari ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë, dhe Ivan Rakitic thotë se do ta mirëpriste krahëhapur.
“Nuk më ka thënë asgjë, por nëse do të varej prej meje, do t’ia hapja dyert që tani”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës të shtunën 0-2 në udhëtim te Malaga.
“Nuk po e them këtë vetëm sepse kam marrëdhënie të mira me të, por për shkak të tipit të lojtarit që është”.
“Në ekipin tim gjithmonë do të ketë vend për Neymarin”.