Neymari përplaset me zv.trajnerin e skuadrës

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 16:56 | Nga

Te Barcelona nuk ka qetësi gjatë këtij sezoni. Portali brazilian “UOL” ka publikuar se të enjten e kaluar në skuadrën e Barcelonës ka pasur një përplasje mes Neymar dhe Juan Carlos Unzue, krahu i djathtë i Luis Enriques, i cili luan rolin e asistentit.

Ndihmës-trajneri i Luis Enrique iu afrua brazilianit gjatë seancës për t’i bërë disa vërejtje, të cilat braziliani nuk i pranoi. Ai ka këshilluar sulmuesin brazilian për ta kontrolluar jetën e tij jashtë fushës, duke i kërkuar që të fokusohet më shumë në karrierën si futbollist.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Neymarit, i cili është përgjigjur në mënyrë të zemëruar për Unzue. Pas kësaj përplasje janë shtuar dhe më shumë zërat që e shohin Neymar larg skuadrës blaugrana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme