Nga 1 deri më 30 shtator fillon periudha e aplikimit për çmime të barnave

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale ka marrë vendim që të rregullojë dhe unifikojë çmimin e tyre në treg.
ka mbajtur takimin e radhës me ç’rast edhe ka marrë disa vendime në funksion të zbatimit të plotë të Udhëzimit Administrativ 02/2019 – për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të produkteve medicinale në sektorin farmaceutik në vend.

Ky udhëzim do të rregullojë çmimet e produkteve të cilat janë pjesë e furnizimeve për institucione publike shëndetësore, atyre të cilat do të jenë të rimbursuara nga ana e Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe për produktet medicinale të cilat janë subjekt i përshkrimit mjekësor (recetës) në mënyrë që të adresojmë në tërësi këtë problematikë të çmimeve të produkteve medicinale.

“Sipas afateve të përcaktuara në këtë fazë është aprovuar edhe Plani i Veprimit si dhe afatet për hapjen e periudhës së aplikimeve nga mbajtësit e autorizimit të marketingut për çmimet e produkteve medicinale. Kjo periudhë është vendosur të jetë prej 1 – 30 Shtator 2019, pas së cilës pastaj do të bëhet shqyrtimi dhe analiza e këtyre aplikacioneve sipas metodologjisë së përcaktuar në këtë udhëzim”, thuhet në deklaratë.

Komisioni në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Rregulloren e punës si dhe anëtarët e komisionit kanë nënshkruar deklaratën mbi konfliktin e interesit.

“Formati i aplikacionit është shtojcë e Udhëzimit administrativ dhe obligativ për t’iu përmbajtur duke e dorëzuar atë të plotësuar në arkiv të Ministrisë së Shëndetësisë për Divizionin e Farmacisë – Sekretarinë teknike të Udhëzimit 02/2019. Gjithashtu, i njëjti aplikacion në formatin elektronik në Excel duhet të dorëzohet edhe në e-mail adresën: [email protected]”.

Të dhënat lidhur me udhëzimin, aplikacionet, afatet dhe informata tjera të rëndësishme rreth këtij procesi gjithashtu do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë (msh-rks-gov.net) dhe do të jenë të qasshme për palët e interesuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme