Nga 250 aplikantë për inspektor të arsimit 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në konkursin për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit, nga 250 aplikantë vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ.

Ajo ka thënë se më këtë ata kanë plotësuar kriterin për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit.

Konkursi sipas saj nga Ministria e Brendshme është hapur më kërkesë të Ministrisë së Arsimit.

“Me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, në bazë të legjislacionit në fuqi, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkursin për rekrutim të jashtëm të 20 inspektorëve të arsimit. Konkursi ka qenë i hapur nga data 23.11.2022 deri më 07.12.2022. Nga Divizioni përkatës në MPB i cili e ka bërë rishikimin e aplikimeve, kemi pranuar njoftimin se nga 250 aplikantë vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ duke plotësuar kështu kriterin për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit”, ka thënë shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka thënë se kandidatët që nuk e kanë kaluar këtë fazë kanë të drejtë ankese.

“Afati i ankesave është deri më 10 janar, andaj inkurajoj të gjithë aplikantët që kanë shqetësime për këtë fazë të shqyrtimit administrativ të dokumentacionit, t’i paraqesin ankesat online ose në kopje fizike brenda afatit të ankesës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme