Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 3 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 316 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 195 persona.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.