Nga prejardhja e emrin të bebit tek shteti që do të lindë djalin, Olta Gixhari zbulon çdo gjë: Nuk dua ti diferencoj fëmijët…

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur Olta Gixhari së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, i vogli i saj është djalë.

E teksa fansat e saj janë shumë kurozë mbi emrin dhe të rejat që kanë ndodhur në jetën saj, aktorja ka vendosur që të zhvillojë një bisedë vituale me ndjekësit e saj duke u shuar atyre kuriozitetet.

“Ku do e bësh lindjen?” – ishte një ndër pyetjet që iu drejtua ish-banores së “BBVIP”, e cila tregoi se nuk do i diferencojë fëmijët, dhe këtë herë do të shkojnë në Spanjë për të sjellë në jetë të voglin e saj, njësoj si Amarin.

“Do shkoj ta lind në Spanjë ashtu siç veprova edhe me Amarin. Nuk dua ti diferencoj fëmijët, asnjëherë nuk do e bëj. Po punoj çdo ditë që gjërat ti kenë njësoj!”- tha Olta.

Përsa i përket emrin që ka zgjedhur për bebin, aktorja tregoi se është një emër Hebre, duke mos zbuluar më shumë.

Të ngjashme