Nga sot, Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendi të qytetit

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar të premten, se me asistimin e Policisë, kanë nisur aksionin për parandalimin e futjes së autobusëve ndërurbanë në brendi të qytetit.

Sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijimi, pasi sipas Komunës, këta autobusë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Inspektorati ka kërkuar nga transportuesit ndërubranë që të respektojnë në mënyrë strike vijën e qarkullimit të tyre, pasi “në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre, do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”.

Të ngjashme