Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka kryer veprën “Ngacmim seksual” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në Shtime.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Shtime 06.08.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme