Ngatërrohen vulat, qendra e votimit në Deçan ende e mbyllur

Deçan | 22 Tet 2017 | 08:20 | Nga

Qendra e votimit në Deçan, në shkollën “Lidhja e Prizrenit” ende nuk është hapur, njofton Klan Kosova.

Kryesuesi i kësaj qendre, Betim Qorraj, ka thënë se kjo shkollë po qëndron e mbyllur pasi ende nuk ka vula në këtë qendër.

“Është një gabim teknik nga ana e KQZ-së ku e ka bërë ndërrimin e vulave dhe janë ngatërruar me shkollat tjera dhe po presim ndërrimin e vulave”, ka thënë Qorraj.

“KQZ nuk ia ka japur siç duhet emrat klasëve”.

Ndërsa numri i qytetarëve që pritet të votojnë në këtë qendër janë rreth 5000 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme