Nikaj: Vendimi i MINT-it për Klanin, i paligjshëm dhe i marrë

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Nikaj tha se kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me aspiratat e Kosovës për BE.

“Mirë se vini në Kosovë, ku Qeveria është e zënë me mbylljen Klan Kosovës. Kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me aspiratat tona për Bashkim Evropian. Për më tepër, është i paligjshëm dhe i marrë”, tha Nikaj, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme