Nis asfaltimi i një pjese në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmish ka thënë se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejt, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës.

Ka filluar asfaltimi i një segmenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me gjatësi prej 800 metrave e me gjerësi 7.5 metra.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të përkushtuar që punët të ecin me ritëm sa më të shpejtë, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës.

“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 – Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, ka shkruar Durmishi.

Të ngjashme