Nis asfaltimi i rrugës në Oshlan, Idrizi: Investimet në infrastrukturën rrugore janë duke vazhduar në tërë territorin e komunës.

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Oshlan me fshatin Pirç, si dhe qytetin e Vushtrrisë me atë të Mitrovicës.

I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se investimet në infrastrukturën rrugore janë duke vazhduar në tërë territorin e komunës.

“Rruga e re do të jetë me gjatësi 760 metra dhe gjerësi 4 metra, e cila do të lehtësojë qasjen për qytetarët e kësaj ane”, tha kryetari Idrizi.

Të ngjashme