Uljet e temperaturave ditët e fundit ka bërë që të ketë reshje bore në zonat malore.
Nga reshjet, janë bllokuar disa zona në qarkun e Dibrës, si Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.
Deri tani dëbora ka arritur në një trashësi rreth 35 cm, ndërsa rruga Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, raporton Gazeta Express.