Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK-ja nuk merr pjesë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 12:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së  Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje të kryesisë po marrin pjesë Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, nënkryetarët Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, por nuk po marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare e as nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK- së, Kujtim Shala.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të  rishikuar për vitin 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, (shpërndara me 18 maj 2020),Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile, Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.

Të ngjashme