Nis puna për instalimin e semaforëve LED në Tiranë

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme