Nis punën biznesi që punëson afër 50 persona në Vushtrri, mysafirët e parë kryetari dhe nënkryetari

Vushtrri | 15 Jan 2024 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me nënkryetarin, Shpëtim Zhegrova sot në mëngjes ishin ndër mysafirët e parë të biznesit “HIB PETROL”, që ka hapur pikë të re në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se ky biznes do të punësojë afër 50 persona.

“Kafen e mëngjesit në “HIB PETROL”, i cili sot filloi punën si biznesi më i ri në qytetin e Vushtrrisë, duke krijuar afër 50 vende të reja të punës. Urime, ju priftë e mbara!”, tha kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi pasi ka vizituar këtë biznes.

Të ngjashme