Nis votimi me kohë në Mitrovicë të Jugut

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Qendra e votimit “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë të Jugut është hapur me kohë dhe qytetarët kanë nisur menjëherë me procesin e votimit.Shefi i KKZ-së në këtë komunë, Bajram Hajdari, deklaroi se deri më tani gjithçka është në rregull në nivel lokal.

Në garë për kryetar të komunës në Mitrovicë garojnë Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, sipas raportimeve, votimi me kohë ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut në qendrën me të madhe të votimit në shkollën teknike.

Të ngjashme