Nis zbatimi i punimeve restauruese-konservuese në shtëpinë e familjes Koci në Prizren

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Pas vlerësimeve të bëra nga zyrtarë të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kanë filluar të zbatohen punimet për ndërhyrje restauruese – konservuese në shtëpinë e familjes Koci.

Kjo ndërtesë gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, respektivisht në lagjen e Potokmahallës të Prizrenit.

“Bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, monumenti në fjalë konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX, dhe i përket shtëpive me zgjidhje të veçantë e nderuar në kat, e cila ka shërbyer dhe akoma shërben për banim. Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës me elemente dhe daljet në formë erkeri paraqesin tiparet kryesore artistike të kësaj ndërtese. Në kuadër të parcelës së familjes Koci gjendet shtëpia, oborri dhe nyja sanitare”.

“Kjo ndërtesë i është nënshtruar procesit të restaurimit dhe konservimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive-intervenimet emergjente, financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, njoftojnë nga kjo qendër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme