Nisin hetime edhe për një rast të nxitjes së urrejtjes gjatë manifestimit në Gazimestan

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës më të martën në Mazgit të Obiliqit nga inteligjenca është pranuar një informatë se një i dyshuar mashkull nga Serbia, gjatë manifestimit në Gazimestan, ka realizuar video me përmbajtje që dyshohet se nxit urrejtje.

Pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rast për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Po ashtu është verifikuar se i dyshuari më 28.06.2026 kishte dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje.

“Mazgit, Obiliq 28.06.2026-NN. Me 30.06.2026 nga inteligjenca është pranuar informatë se i dyshuari mashkull i Serbisë, gjatë manifestimit në Gazimestan ka bërë video-nga aty me përmbajtje nxitje të urrejtjes. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Është verifikuar se i dyshuari me 28.06.2026 ka dalë nga Kosova përmes PKK-Jarinje.”

Të dielën, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” , nuk është raportuar për ndonjë incident.

Përmes një komunikate për media, Policia bëri të ditur se 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Të ngjashme