Nisin hetimet për vdekjen e 16 vjeçares, familjarët fajësojnë mjekët në QKUK

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së premtes vdiq një 16 vjeçare nga Drenasi. E babai i saj Rrahim Mehmeti po dyshon që e bija vdiq për shkak të pakujdesisë së stafit shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mehmeti thotë të mos jetë marrë seriozisht kërkesa për trajtimin e vajzës së tij.

E mitura ishte lëshuar për në shtëpi, e që më pas gjendja iu kishte keqësuar. Por prindi i saj nuk ka pranuar që të njëjtës t’i bëhet obduksioni.

Por për rrethanat e vdekjes së 16 vjecares tashmë kanë filluar hetimet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Përmes një përgjigje me shkrim për T7 nga QKUK thanë se kanë angazhuar një komision në përbërje të tri klinikave, për hetimin e rastit.

Nga ky institucion thanë se kanë bërë përpjekje maksimale që ta trajtojnë rastin, por gjendja e 16 vjecares ka qenë e rënduar.

Të ngjashme