Kanë nisur korrje-shirjet në Komunën e Vushtrrisë, ndërsa kryetari Ferit Idrizi ka vizituar fermerët Zymer dhe Aid Mustafa në fshatin Reznik, ku simbolikisht i është bashkuar punimeve duke hipur në kombajnë.
Sipas Idrizit, dy vëllezërit kanë të mbjella mbi 110 hektarë me grurë, misër dhe luledielli, duke dëshmuar përkushtim dhe punë të vazhdueshme në sektorin e bujqësisë.
Kryetari i Vushtrrisë vlerësoi kontributin e fermerëve në zhvillimin e bujqësisë lokale dhe u uroi atyre një sezon të suksesshëm.
“Vushtrria krenohet me fermerët e saj të vyer, të cilët çdo vit me përkushtim punojnë tokën. Uroj që ky të jetë një sezon i mbarë, me bereqet për të gjithë fermerët tanë”, ka shkruar Idrizi.