Nisin punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të komunës së Rahovecit, në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor dhe banor të këtij fshati.

“Sot e fillova ditën me inaugurimin e punimeve për shtruarjen e rrugës me kubëza në fshatin Pastasel, e cila ka qenë në gjendje shumë të keqe-projekt ky shumë i rëndësishëm për banorët e këtij fshati”, është shprehur ndër të tjera kryetari Latifi.

Nga ana e tyre banoret e fshati Pastasellë, e kanë falënderuar kryetarin për vizitën dhe për inaugurimin e punimeve për kubëzimin e rrugës duke thënë se, rruga vërtetë ka qenë në gjendje të keqe dhe se me kubëzimin e rrugës do të u lehtësohet lëvizja, banorëve të cilët kalojnë nëpër këtë rrugë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme