Nisin punimet për “Shtigjet e Ecjes” në Rahovec

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 15:53 | Nga

Gjatë ditës së sotme, kanë nisur punimet në realizimin e njërit ndër projektet me më interes për qytetarët e Komunës së Rahovecit “Shtigjet e Ecjes”.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Pas fillimit të punimeve Kryetari Latifi tha se sot po nisin punimet në realizimin e një projekti “Shtigjet e Ecjes”, projekt ky shumë i rëndësishëm dhe në vendin e veçantë pra nën “Majën e Shkodranit. Kjo pjesë e qytetit me përfundimin e punimeve të këtij projekti do të jetë zonë turistike pasi që edhe i plotëson kushtet që të jetë e tillë. Kryetari ka kërkuar nga pune kryesi që punët ti kryejnë me cilësi të lartë dhe sipas kontratës së nënshkruar, thuhet në një komunikatë për media.

Kurse përgjegjësit e firmës e cila ka marrë projektin për të ndërtuar “Shtigjet e Ecjes”, i ka premtuar Kryetarit Latifi, se përfundimi i punimeve në këtë projekt do të jetë para afatit të cilin është paraparë në kontratë.

Në kuadër të projektit, është paraparë të ketë parking në fillimit shtegut dhe shtëpize nga druri për informim, këndin për lodra për fëmijë tek vendi i quajtur “Maja e Shkodranit”, ndriçim solar, pushimore, wc publike, drunjë dekorativ dhe dy teleskopë, thuhet në komunikatë.

Projekti ka një gjatësi prej 1 kilometër e 500 metra, dhe që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal me 125 mijë euro, kurse Komuna e Rahovecit do të participon me 10 mijë e 500 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme