Nisin zyrtarisht negociatat mes SHBA dhe Rusisë për fundin e luftës në Ukrainë

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Nisin zyrtarisht negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për fundin e Luftës në Ukrainë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërrit këtë të hënë në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Moskës. Kremlini konfirmoi bisedimet duke thënë se drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me Marco Rubion te marten do të udhëtojnë Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrov si dhe I dërguari i Putin për marrëdhëniet me jashtë Yuri Ushakov.

Moska zyrtare deklaroi gjithashtu se një takim mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin pritet të zhvillohet përgjatë javëve në vijim. Kreu i Diplomacisë Ruse Sergei Lavrov deklaroi se bisedimet me Shtetet e Bashkuara do të  përqendrohen kryesisht në rivendosjen e marrëdhënieve Komplekse mes Moskës dhe Washingtonit si dhe për mënyrën sesi do t’i jepet fund luftës në Evropën Lindore. Lavrov u shpreh se në tryezën e bisedimeve te paqes nuk duhet te ketë një vend për Evropën, pasi sipas tij perëndimi ne mënyrë të nënkuptuar po tregon se nuk do t’i jap fund kësaj lufte.

Në prononcimin e tij për mediat mbrëmjen e të dielës , Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi se Zelensky do të jetë I përfshirë në bisedimet për t’i dhënë fund luftës ndërsa Associated Press shkruan se një delegacion i Ukrainës ka mbërritur në Arabinë Saudite. Presidenti Ukrainas ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Abu Dabi dhe sipas njoftimeve zyrtare pritet qe ai te vizitoje Arabine Saudie te merkuren .Këshilltari i Presidentit Ukrainas deklaroi të dielën se nuk ka asnjë mundësi që delegacioni i Kievit të takohet me atë Rus për bisedimet e paqes në Arabinë Saudite, duke sinjalizuar kështu se do të ketë takime vetem me Marco Rubion, Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Donald Trump i cili u zotua përgjatë fushatë së tij presidenciale për ti dhënë fund luftës në Ukrainë ka deklaruar se duhet ti jepet fund gjakderdhjes në Europën Lindore, megjithatë Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi planet e tij për ti dhënë fund konfliktit më të rëndë në Europë që prej luftës së dytë botërore. Javën e Shkuar Sekretari Amerikan i Mbrojtje e bëri të qartë se Ukraina nuk mund t’i kthehet kufijve të saj të vitit 2014 duke dhënë një sinjal të qartë se integriteti territorial i Ukrainës mund të cenohet në këto bisedime./abcnews.al

Të ngjashme