Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ai nuk e donë Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin, atëherë edhe Kosova e donë politikanin serb, Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin.
Ai në facebook ka shkruar se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i paska dhënë vetes të drejtë të na tregojë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Kosovës në bisedime me Serbinë.
“Duke u bazuar në të njëjtin parim edhe Kosova do të kishte të drejtë të vendosë se kush duhet dhe kush nuk duhet të udhëheqë delegacionin e Serbisë. Nëse Vuçiqi nuk e don Limajn për kryesues të delegacionit të Kosovës por Thaçin atëherë edhe ne e duam politikanin serb Çedomir Jovanoviç për kryesues të delegacionit të Serbisë dhe jo Vuçiqin”, ka shkruar ai.