KQZ-ja e largoi jashtëligjshëm nga gara Naim Bazajn

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 14:02 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka miratuar ankesën e Nisma-s në të cilën thuhet se KQZ-ja ka anuluar jashtëligjshëm largimin nga gara për kryetar komune të Naim Bazajt, kandidat i pavarur.

Në dokumentet e siguruar nga “Indeksonline” thuhet ndër të tjera se KQZ-ja është e detyruar ta rishqyrtojë përsëri vendimin e saj për tërheqejn e këtij kandidati.

“PZAP-i, bazuar në dispozitat ligjore të nenit 3. Par. 8 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-it, ankesën e parashutuar nga subjekti NISMA, me datën 18.11.2016, e ka trajtuar si apel, pasi që ka konsideruar se ankesa e dorëzuar, do të trajtohet në mënyrë më të duhur si apelim, prandaj PZAP-i, tani e tutje në këtë procedurë ankesën e lartpërmendur do ta trajtoj dhe procedoi si apel ndaj vendimit me numër 1076/2016 i datës 18.11.2016 të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

inddeeeks

Ndryshe, ka disa ditë që Naim Bazaj, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, është larguar nga gara. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, pati konfirmuar se kandidati në fjalë është tërhequr nga gara për këtë komunë.

Bazaj ishte kandidat për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet që pritet të mbahen me 4 dhjetor.

indekss2
imndeks 3

Të ngjashme