Nisma: Gjakova nuk do të quhet më e kuqe, por e gjelbër

Gjakovë | 08 Tet 2017 | 20:59 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një takim me banorët e rajonit të Dushkajës, kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha, ka premtuar ndryshime aq të mëdha sa do t’ia ndërrojë edhe epitetin qytetit.

Mes tjerash, ai ka thënë se do të mbillen shumë drurë e gjelbërim që Gjakova të mos quhet më e Kuqe, por Gjakova e Gjelbëruar.

Një tjetër premtim “i fortë“ i Hoxhës në tubimin ku merrte pjesë dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ishte për ndërmarrjet e privatizuara.

“Zhvillimi ekonomik do ndodhe duke i kthyer pronat që janë privatizuar të kthehen ne pronësi të komunës së Gjakovës”, tha kandidati i Nismës.

Më tutje, Hoxha ka shpalosur programin e tij për qeverisjen e Gjakovës.

“Kemi planifikuar të përfundojmë infrastrukturën rrugore e cila rreth 30% është pa u kry; do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë; do ta bëjmë funksional trekëndëshin mësimdhënës-prind-nxënës; do të krijohen klube futbolli ne komunën e Gjakovës; do të mbjellim drurë të ndryshëm që të mos quhet më Gjakova e Kuqe, por Gjakova e Gjelbëruar”.

Ai ka premtuar dhe hapjen e qendrave të kulturës, ndërtimin e 4 çerdheve në qytet dhe 4 tjera në fshatra, si dhe zhvillimin e turizmit.

Dukagjini i thotë “PO” konceptit socialdemokrat të Nismës

Ndërsa, lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka rikujtuar se projekti i parë që e kishte nënshkruar si ministër i Transportit ka qenë për Gjakovën, pikërisht për ndërtimin e rrugës së Dushkajës.

Limaj ka lavdëruar kandidatin e tyre, si një njeri që fillimisht ishte rreshtuar me ata që e sollën lirinë në Kosovë.

“Ky njeri është i gatshëm t’i shërbejë vendit të vet, ka çka i jep Gjakovës dhe Kosovës, dhe si rezultat i kësaj sot e kemi kandidat për komunën e Gjakovës”, u shpreh ai.

“Ne nuk premtojmë, ne zotohemi, ne dimë cilat janë detyrat tona… Por vetëm Nisma nuk mund ta bëjë këtë”, tha Limaj, duke kërkuar votën për partinë që ai drejton në zgjedhjet e 22 tetorit.

Sipas tij, koncepti socialdemokrat po përkrahet në secilin qytet të Kosovës. “Filozofia jonë politike i duhet më së shumti vendit tonë. Ne nuk kemi kohë për të humbur duke i helmuar djemtë dhe vajzat e reja. Në vend të kësaj ne jemi orientuar të jemi zëri i njerëzve të varfër, i pensionerit, zëri i punëtorit që i bëhet padrejtësi, të jemi zëri i fermerëve e ndërmarrësve”, u shpreh Limaj.

“Ne nuk besojmë duke shikuar nga prapa. Ne besojmë se e kaluara mund të shikohet për të fituar përvoje, por jo duke rrënuar.  Patriotizëm sot është më iu ndihmu njerëzve të cilët kanë nevojë”.

Sipas Limajt, e ardhmja është e socialdemokracisë. “Socialdemokratet do të jenë shumicë pas tre, katër viteve. Rruga që kemi nisur ne është rruga e së ardhmes”.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing

Image may contain: 8 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 1 person, standing and suit

Image may contain: 5 people, indoor

Image may contain: 20 people, people smiling, people standing and suit

Të ngjashme