Nisma kushtëzon kthimin në seancën e jashtëzakonshme

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 20:33 | Nga Valbona Bytyqi

Deputetët e Nismës nuk do të kthehen në seancën e thirrur nga opozita në rast se opozita nuk i mobilizon deputetët e saj.

Kështu ka thënë shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi. Ai tha se deputetët e Nismës nuk do të plotësojnë mungesën e deputetëve të opozitës, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj që minutat në vijim të jenë epilogu i gjithë kësaj. Përkundër faktit që të gjithë deputetët nuk ishin këtu, ne i kemi mobilizuar që të vijnë këtu. Ata të cilët për dy ditë me radhë kanë bërë presion; në çdo kohë që ata arrijnë të mobilizojnë deputetët e tyre, ne do të vijmë me deputetët tanë”.

“Nisma ka deklaruar se do të vijnë t’ua bëjnë kuorumin, por jo që ata 50 e na 10. Ne do t’ia bëjmë kuorumin por jo me e plotësu mungesën e deputetëve të opozitës. Për Nismën, çështja e qeverisjes së përgjithshme është e ndarë nga çështja e dialogut… Përderisa nuk kemi një qëndrim ndryshe ne do të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim; çështjen e dialogut ta trajtojmë si çështje nacionale dhe çështjen e qeverisjes si çështje e vendit”, deklaroi Sherifi.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/nuk-ka-kuorum-per-te-nisur-seanca-e-opozites-veseli-jep-gjysme-ore-pauze/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme