Nisma për Kosovën dega në Prizren ka bërë një reagim ndaj Komisionit komunal Zgjedhor me arsyet se nuk ka pajisur me kartela identifikuese disa nga komisionerët e disa qendrave në këtë qytet.
Në reagimin e Nismas, tutje thuhet se në të njejten kohë në një qendër votuese, qytetarit i është imponuar që të votojë me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi.
Për më shumë ja reagimi i plotë i këtij subjekti partiak:
NISMA për Kosoven- DEGA Prizren, reagon se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisioneret siç janë ne qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A.
Në të njejten kohë në qendren votuese 2016A(Dardania), në dhomen e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi.
Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë.