Nissan Leaf i ri edhe zyrtarisht është vetura më e shitur elektrikë ne Evropë për gjysmën e parë të këtij viti. Kjo dëshmon se vetura me zero emisione të dioksidit të karbonit vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë klientë në Evropë.
Më shumë se 18 mijë vetura Nissan Leaf ishin regjistruar në Evropë nga janari e deri në qershor.
Konsumatorët evropianë tashmë kanë bërë 37 mijë porosi për Nissan Leaf të ri që prej se doli në shitje për herë të parë në vitin 2017.
Nissan Leaf i ri ofron një performancë të shkëlqyer të shpejtësisë dhe ambientalistike të një veture që është e tëra elektrike.
Me dizajn dinamik të jashtëm dhe teknologji të avansuar të asistimit të shoferit, kjo veturë është fjala e fundit.
Bateria e madhe 40 kW në orë ofron një cikël drejtimi të veturës prej 270 kilometrash sipas emisioneve të reja WLTP dhe ekonomi standarde në Evropë.
Vetura 100 për qind elektrike ka fituar disa çmime për teknologjinë e fjalës së fundit dhe performancën. E fitoi çmimin si “Vetura e Gjelbërt e Vitit 2018 në botë” dhe po ashtu ka fituar vlerësimë me pesë yje për siguri nga Programi Evropian i Vlerësimit të Veturave të Reja dhe Programit Japonez të Vlerësimit të Veturave të Reja.
Kërkesat e mëdha për Nissan Leaf në gjashtë muajt e parë të këtij viti e forcojnë statusin si vetura elektrike më e shitur në planet, me më shumë se 340 mijë vetura të shitura që prej lansimit të Leaf në vitin 2010. Vlen të përmendet se edhe ishte vetura e parë elektrike në botë.
Së fundmi, Nissan ekzekutoi edhe veturën e 100 mijtë për një konsumator evropian.
“Momentumi vazhdon të ndërtohet për veturat elektrike. Leaf i ri e ka transformuar përjetimin e vozitjes, me teknologji sikur e-Pedal, që redukton interaksionin e frenimit për 90 për qind, duke treguar kështu edhe më shumë përfitimet nga mobiliteti elektrik që ofron Nissan”, u shpreh Gareth Dunsmore, drejtor i veturave elektrike në Nissan Europe.
Nissan është prodhuesi jo evropian më i madh në Evropë me plot 17 mijë punonjës.