Një 60-vjeçar bie me traktor në lumë

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 23:20 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ka rënë me traktorin e tij në lumë, në fshatin Vraniq të Suharekës.

Rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë që bënte me dije se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lumë tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.

Viktima R. K. 60-vjeçar thuhet se ka ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.

Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Të ngjashme