Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, një anglez dhe dy jordanezë , pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur viktimën, derisa ishin duke banuar me qira në shtëpinë e tij.
Viktima në këtë rast ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e shqetësimit, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.