Derisa jemi duke pritura ardhjen e gjeneratës së dytë të BMW X5 M, kompania e njohur polake Audo-Dynamics ka vendosur që të modifikojë modelin X5 M aktual.
Auto-Dynamics, motorin e këtij X5 M – 4.4-litër BiTurbo V8, e ka përforcuar në 670 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani, ky SAV (Sports Activity Vehicle) shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,5 sekonda, por për atë maksimale ende nuk është zbuluar ndërsa modeli standard shpejtësinë maksimale e arrin deri në 250 km/h.
Gjithashtu, kjo kompani polake për këtë BMW X5 M Avalanche ka zgjedhur edhe sistemin e shkarkimit të gazrave Akrapoviç, rrotat 22-inç me ngjyrë të zezë, eksterier me ngjyrë të zezë Satin, amortizatorët e modifikuar si dhe disa elemente nga fibra të karbonit.