Një femër në Gjilan sulmohet fizikisht nga vëllai dhe babai i saj

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Një femër nga Gjilani është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe babai i saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Ekonomia Online

“Viktima femër K-Shqiptare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i saj të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme