Rreth orës 11:45 minuta në një rrugë në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një fëmijë.
Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, të cilët kanë kryer hetimet e para në prani edhe të prokurorit të shtetit, mësohet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.
Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.