Një gjerman njofton se është bërë drejtor teknik dhe sekretar gjeneral në detyrë i federatës, FFK asnjë njoftim

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Gjermani, Markus Weidner duket se ka marrë pozita të rëndësishme në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në profilin e tij në LinkedIn, ai ka vendosur në biografinë e tij se që dy muaj ka filluar të punojë si drejtor teknik dhe sekretar gjeneral në detyrë i FFK-së.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka bërë asnjë njoftim, shkruan Gazeta Express.

Në media është raportuar se ka ardhur një drejtor teknik në FFK, ndërsa Weidner e ka bërë të ditur se ka marrë dy poste të rëndësishme.

Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka njoftuar ende për asnjërën.

Të ngjashme