Një grua në Malishevë dhe dy vajza të mitura në Prishtinë zhduken

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë raportuar të zhdukur të mërkurën në dy qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë një grua ka njoftuar policinë se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Ndërkohë, një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në Malishevë.

Një ankues kosovar ka njoftuar policinë se një anëtare femër e familjes së tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Edhe ky rast është duke u hetuar nga Policia.

Të ngjashme